Fatmir Gjeka
Fatmir Gjeka | |
---|---|
Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave | |
Në detyrë 28 Prill 2022 – në detyrë | |
Kryeministri | Dritan Abazoviqi |
Paraprirë nga | Zdravko Krivokapiq (si aktrim Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi) |
Kryetar i Komunës së Ulqinit | |
Në detyrë 24 Shkurt 2014 – 21 Mars 2016 | |
Paraprirë nga | Nazif Cungu |
Pasuar nga | Nazif Cungu |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 17 prill 1975 Tivar, RSF Jugosllavi (sot Mali i Zi) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Partia politike |
|
Arsimimi | Universiteti "Luigj Gurakuqi" |
Punësimi | Ekonomist, Politikan |
Nënshkrimi | |
Fatmir Gjeka (lindur më 17 prill 1975) është politikan shqiptar nga Mali i Zi, Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Kryetar i Partisë Demokratike dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.
Jeta dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur më 17 prill 1975 në Tivar, Jugosllavi. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Studimet e larta për administrim–biznes i ka kryer në Fakulteti Ekonomik të Universitetit "Luigj Gurakuqi" në Shkodër në vitin 1997. Gjatë periudhës 2005–2007 ka ndjekur studimet pasuniversitare në degën ekonomia sipërmarrëse pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Veprimtaria politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në periudhën kohore 2002–2011 ka ushtruar detyrën e sekretarit të Sekretariatit për Buxhet dhe Financa të Komunës së Ulqinit. Ka qenë anëtar i Komisionit për finacimin e qeverisjes lokale dhe kryetar i këtij komisioni në një mandat. Në nëntor të vitit 2011 u zgjodh drejtor i Ndërmarrjes Komunale Publike të Ulqinit.
Në Kuvendin themelues të Partisë Demokratike, të mbajtur më 24 dhjetor 2011, u zgjodh kryetar i kësaj partie. Si përfaqësues i Kolaicionit Shqiptar (Partia Demokratike, Alternativa Shqiptare dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi) u zgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 tetor 2012. Si deputet, ka qenë kryetar i Klubit të Deputetëve të Partive Shqiptare, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Partisë Liberale të Malit të Zi.
Fatmir Gjeka u zgjodh si Kryetar i Komunës së Ulqinit më 24 shkurt 2014, si kandidat i Koalicionit "Bashkë për të ardhmen e Ulqinit", Forcës së Re Demokratike dhe Malit të Zi Pozitiv[1] dhe shërbeu në këtë detyrë deri me datën 21 mars 2016.
Me datë 27 qershor 2018 zgjidhet si kryetar i organizatës turistike të Ulqinit, detyrë të cilën vazhdon ta ushtrojë.[2]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fatmir Gjeka, kryetar i Komunës së Ulqinit[lidhje e vdekur], telegrafi.com
- ^ "Emërime: GJEKA NË ORGANIZATË TURISTIKE".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Titujt | ||
---|---|---|
Parardhësi Nazif Cungu |
Kryetar i Ulqinit 2014–2016 |
Pasardhësi Nazif Cungu |